Kop.Frut Dibër 2012
Kop.Frut Dibër 2012 është një koperim mes kompanisë dhe prodhuesve Dibran. Qëllimi i Kop.Frut Dibër 2012 është grumbullimi, ruajtja dhe përpunimi i frutave. Ajo synon të kthej traditen dibrane te kultivimit te pemëve frutore ( mollë, dardhë, ftua, qershi etj).
Kop.Frut Dibër 2012 u formua në Maj te vitit 2012 mes dy ortakëve z. Vehip Salkurti dhe z. Namik Shehi. Si fillim nisën me ndërtimin e kater dhomave frigoriferike ( freskuese) me kapacitet rreth 480 ton. kjo u bë e mundur me investimin e kursimeve personale te dy ortakëve dhe marrjen e një huaje prej 15.000.000 lek të rinj nga AZHBR.
Në vitin 2013 Kop.Frut Dibër 2012 aplikoi në programin IPARD LIKE në të cilën u skualifikua për arsye dokumentacioni. Duke qenë se dëshira dhe vendosmëria e madhe për realizimin e këtij projekti vendosën që në vitin 2014 te aplikohej përsëri dhe me mbeshtetjen e Ekipi i CBS i cili e asistoi në plotësimin e dokumentacionit, këtë herë dolën fitues.
Informacion i Përgjithshëm për Grantet IPARD- Like
Skema e granteve IPARD like në kuadër të projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”(SARD-IPARD)
Instrument i BE-së për Asistencën Para-Aderimit (IPA) 2007 – 2013 është mjeti kryesor që BE-ja përdor për t‘u ofruar mbështetje financiare dhe teknike vendeve në kuadër të zgjerimit. Komuniteti Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian i cili përfaqësohet nga ana e tij përmes Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i ka deleguar GIZ implementimin e projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”(SARD-IPARD) përmes Marrëveshjes së Delegimit Nr. 2012/295-403. GIZ i ka deleguar AZHBR-së permes Marrëveshjes Operacionale funksionet bazë për implementimin e komponentit për skemën e grantit IPARD-like.
Skema e Grantit IPARD-like bashkë- financohet nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatohet nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR për pjesën e Kontributit Kombëtar nga Qeveria Shqipëtare.
Objektivat e përgjithshëm të Skemës së Grantit për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor janë si më poshtë:
- Të kontribuojë në rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit;
- Të kontribuojnë në përgatitjen e sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare për aderimin e saj në Bashkimin Evropian duke mbështetur përafrimin me standardet e komunitetit;
- Të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse shqiptare për implementimin e programit IPARD në të ardhmen. zhvillimin e sektorit agro-ushqimor.
Skema e Grantit ‘IPARD-like’ zbatohet nëpërmjet dy masave:
Masa 1: Investime në Fermat Bujqësore
Masa 2: Investime në Përpunimin dhe Tregimin e Produkteve Bujqësore
Pas tri vitesh punë dhe përpjekjesh kompania Kop.Frut Dibër 2012 në Shtator të vitit 2015 filloi grumbullimin dhe përpunimin e frutave.